E paparalajmëruar: Llajçak vjen në Kosovë, qëndron sot e nesër - NACIONALE

E paparalajmëruar: Llajçak vjen në Kosovë, qëndron sot e nesër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Llajçak, do të qëndrojë sot për vizitë në vendin tonë.

Kjo vizitë është konfirmuar edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë në një prononcim për Kohën.

Aty bëhet e ditur se z. Llajçak do të qëndrojë në Kosovë sot dhe nesër.

Ai pritet të takohet me kryeministrin Kurti e zëvendësin e tij, Besnik Bislimin, por po ashtu edhe me përfaqësues të opozitës në vend.

Vizita e paparalajmëruar e z. Llajçak vjen tri ditë pas deklarimeve të Kurtit në interpelancën në Kuvendin e Kosovës se vetëm nënshkrimi nënkuptonte pranim të draftit të statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Kryeministri ishte besuar se e kishte pranuar draftin e statutit të propozuar nga pesëshja e emisarëve ndërkombëtarë më 21 tetor. Sinjale për një gjë të tillë kishte dhënë vetë ai, por edhe eksponentë tjetër të pushtetit.

Lajme të ngjashme