"E pamundur të realizohet çfarëdo takimi" - qysh i ankohej ambasadori Dugolli Gërvallës për situatën në Uashington - NACIONALE

"E pamundur të realizohet çfarëdo takimi" - qysh i ankohej ambasadori Dugolli Gërvallës për situatën në Uashington

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ilir Dugolli, ambasadori i Kosovës në Uashington, ka raportuar më 15 dhjetor për vitin e tij të parë si përfaqësuesi më i lartë shtetit kosovar në ShBA. Ai ka pasur shumë ankesa, përfshirë edhe raportimin për “sjelljen më brutale se ç’mendohet në Prishtinë” të ShBA-së.

Në një citat nga raporti, z. Dugolli i shkruan Donika Gërvallës, ministre e Punëve të Jashtme, se ka qenë e pamundur të realizohet çfarëdp takimi në Bruksel.

“Në nivelin e shteteve dhe të autoriteteve lokale (përjashto Uashingtonin dhe ato që janë realizuar si pjesë e vizitave të nivelit të lartë), ka qenë e pamundur të realizohet çfarëdo takimi...” – vlerësoi ai.

Ndryshe ambasadori Dugolli është ankuar edhe për çështje të tjera.

“Përderisa mund të ketë ambasadë tjetër të RKS-së që ka funksionuar me nivel të njëjtë të stafit, vështirë të ketë rast tjetër ku shkrihen në një vend mbështetja në një diplomat të vetëm, pa staf vendor, me trajtim nga shteti nikoqir që është larg më brutal se që mund të perceptohet në kryeqendër...” – shkruante z. Dugolli.

Lajme të ngjashme