“E lus motrën mos me apliku në konkurse publike”, Rrustemi i VV-së thotë se nuk e ka asnjë rast të nepotizmit - NACIONALE

“E lus motrën mos me apliku në konkurse publike”, Rrustemi i VV-së thotë se nuk e ka asnjë rast të nepotizmit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka deklaruar se ka lutur familjarët e tij që të mos aplikojnë në konkurse publike.

Rrustemi i ftuar në T7 ka thënë se nuk ka asnjë rast të nepotizmit edhe pse është në pushtet që dy vite.

Nuk ka nepotizëm në qeverinë e VV-së në asnjë rast, po e them sinqerisht. Nuk kam asnjë familjar që aplikon në konkurse publike. Ju lutna që të mos aplikojnë në këto konkurse. E kam një motër me dy mastera dhe i lutem që të mos aplikoj në konkurse publike. Si fenomen nuk e pranoj. Nuk ka në Kosovë raste të nepotizmit që dy vite qeverisje.” - shtoi Rrustemi.

Lajme të ngjashme