“E lajmëruam Deharin, administratën”: Tahiri thotë se dyert e sallës ku mbahen seancat janë të mbyllura
Opozita kërkoi që menjëherë të thirret vazhdimi i seancës, dyert e sallës së seancave në Kuvend janë të mbyllura
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se dyert e sallës së seancave në Kuvendin e Kosovës janë të mbyllura.
Ai ka thënë se grupi parlamentar i AAK-së i ka bërë kërkesë kryesuesit Avni Dehari, si dhe e ka lajmëruar administratën, për të vazhduar seancën, por megjithatë, salla është e mbyllur.
“Siç e patë, dyert e Kuvendit, të sallës ku sonte do të duhej të konstituohej Kuvendi janë të mbyllura, përkundër faktit që ne si GP e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin e seancës të konstituimit të Kuvendit e po ashtu edhe administratës, por siç shihet salla është e mbyllur. Afati 30 ditor për konstituimin e Kuvendit përfundon sonte në ora 23:59 pra më 7 gusht të vitit 2026.
Kemi kërkuar nga kryesuesi i seancës që mënjehrë të bëhet caktimi i vazhdimit të seancës, i cili është caktu nesër, kur përfundon afati Kushtetues”, ka thënë ai.