E konfirmuar: Të enjten e ardhshme Bislimi takohet me Petkoviqin në Bruksel, fokusi te normalizimi
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër dhe kryenegociatorë i Kosovës, do të takohet me Petar Petkoviqin, kryenegociator i Serbisë, do të takohen të enjten e ardhshme në Bruskel në një raund të ri të negociatave që lehtësohen nga BE-ja.
Tutje, në një përgjigje për Reporterin, të Peter Stanos, zëdhënës i Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, theksohet se takimi do të fokusohet në hapat e ardhshëm të procesin e normalizimi.
“Mund të konfirmojmë se i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të presë një takim në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel të enjten e ardhshme. Takimi do të fokusohet në hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit dhe zbatimin e angazhimeve të palëve në dialog.” – deklaroi Stano në përgjigjen e tij.
Ndryshe dje Bislimi foli rreth takimeve të mundshme në Bruksel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Sipas Bislimit, Kosova më s’do të bëjë kompromise, ndërsa insiston që marrëveshjet të zbatohen plotësisht.
“Nuk jemi më në fazën e negocimit në Bruksel; por jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve. Pra, nuk ka më kompromise në negocim, kompromiset kanë përfunduar. Tash jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve ku Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohen në plotni pa parakushte dhe pa vonesa.” – deklaroi dje tha zëvendëskryeministri Bislimi.
Ndryshe, në një konferencë të përbashkët me Tomas Szunyogun, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Bislimi, theksoi se disa arritje do të duhej të vlerësoheshin më shumë në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, që u publikua dje gjatë ditës.
“Sipas analizës sonë, janë disa arritje në segmentin e kritereve politike, më përkatësisht në fushën e funksionimit të demokracisë, drejtësisë dhe sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe administratës publike, të cilat është dashur të theksohen dhe vlerësohen më shumë në këtë raport, meqë janë të arritura me shumë rëndësi për një shoqëri demokratike dhe për më tepër janë rekomanduar në raportin e vitit të kaluar.” – vlerësoi Bislimi.

