E konfirmon Prokuroria për ngjarjen tragjike në Lipjan: Është vrasje e trefishtë brenda familjes - NACIONALE

E konfirmon Prokuroria për ngjarjen tragjike në Lipjan: Është vrasje e trefishtë brenda familjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore e Prishtinës tashmë ka konfirmuar se tre personat që janë gjetur të vdekur në fshatin Rufc të Lipjanit janë familjar.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj ka njoftuar për Gazetën Nacionale se në këtë rast kanë ndodhur dy vrasje dhe një vetëvrasje brenda familjes.

Lidhur me rastin i cili ndodhi sot në fshatin Rufc të Lipjanit, ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bashkë me njësitë relevante janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti. Sipas informatave nga vendi i ngjarjes, dyshimet çojnë drejt vrasjes së dy viktimave nga arma e zjarrit, si dhe një vetëvrasjeje (brenda familjes)”, tha Ulaj.

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se trupat e pajetë do të dërgohen në IML për obduksion.

Trupat e pajetë, me urdhër të Prokurores së Shtetit do të dërgohen në IML për obduksion, derisa veprimet hetimore do të vazhdojnë deri në zbardhjen e rastit në plotëni.” – ka përfunduar Ulaj.

Lajme të ngjashme