E konfirmon presidentja Osmani: Heqja e barrikadave është çështje orësh
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është çështje orësh largimi i barrikadave, duke thënë se nëse nuk ndodhë kjo, “do të ketë veprim të menjëhershëm”.
Osmani në “Rubikon” ka deklaruar se barrikadat do të largohen, “pas koordinimit me aleatët e vendit”.
“Por mund të them se pikërisht për shkak të kooridnimeve me aleatët tanë, është çështje orësh heqja e barrikadave, dhe nëse nuk largohen ato, do të ketë veprim të mënjehrshëm të dakorduar, të institucioneve tona.” – tha ajo.
Presidentja “krahason” barrikadat
“Barrikadat e kaluara, nuk kanë qenë të tilla si ato sot.” – ka thënë presidentja, kur u pyet nga gazetari rreth barrikadave të viteve të kaluara, që ishin larguar edhe nga institucionet e Kosovës.
Osmani është pyetur edhe për arrestimin e drejtorit të atëhershëm të të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovës, Marko Djuric, por nuk pranoi ta komentojë këtë.
“Asnjëherë barrikadat nuk kanë qenë më të rrezikshme si ato tash. Po e përsësis, janë vlerësime të sigurisë vendore dhe ndërkombëtarë të cilat janë vlerësime deri në këto momente të klasifikuara, të cilat ndoshta pas jë javë mund t’i deklasifikojmë, por për shkak se mund të rrezikohet jeta e policisë sonë, ushtarëve të KFOR-it, EULEX-it, qytetarëve tanë.” – tha ajo.
Ndërkaq, më herët, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, u shpreh po ashtu optimist se mund të largohen barrikadat, “sot ose nesër”.
“Jam shumë optimist se barrikadat do të hiqen sot ose nesër dhe se njerëzit do të kenë arsye për të festuar.” - ka thënë Bislimi në një intervistë për Radio Kim.
Vuçiq në Rashkë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka arritur në Rashkë, raportoi më heët medium serb “Kosovo-Online”. Ai atje do të takohet me serbët e Kosovës, ndërsa ajo që pritet, është të vendoset ose jo për largimin e barrikadave.
Vuçiq nga atje ka deklaruar se do të jetë një natë e gjatë dhe e vështirë, ani se në një shkrim më herët, deklaroi se “është një ditë e mirë për Serbinë”.
“Do të jetë një natë e gjatë dhe e vështirë. Nuk mendoj që ishte ditë e keqe…E kuptoj popullin serb në Kosovë, kurrë nuk do të jenë të kënaqur, janë të pakënaqur me pozicionin e tyre sepse nuk e dinë se në cilin vend jetojnë.” – tha ai.
Vuçiq ka pretenduar se sot për herë të parë morën një “burim të ligjit”, derisa përmendi edhe çështjen e barrikadave.
“I presim të vinë me kërkesa për mua dhe Serbinë, do të shohim nëse do të pranojnë që të largohen barrikadat.” – ka thënë ai.
Mediumi në fjalë, raportoi se Vuçiq ka deklaruar se “kanë përgatitur pizhama ushtarake” në rast se do të qëndrojnë më gjatë.


