E FUNDIT: Spitali "Aloka" mbyll dyert (VIDEO) - NACIONALE

E FUNDIT: Spitali "Aloka" mbyll dyert (VIDEO)

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Spitali ku është e shtrirë presidentja Osmani tashmë ka mbyllur dyert.

Njëri nga gazetarët, pjesë e ekipit të Nacionales që po qëndron pranë spitalit ka provuar të hyjë brenda, por e ka pasur të pamundur.

Për më tepër, pamjet e mëposhtme.

Kujtojmë se Nacionale raportoi e para për shtrirjen e të parës së vendit në këtë spital.

Duke u thirrur në burimet tona, gazeta ka mësuar se te presidentja janë shfaqur probleme në idhëz, me ç'rast i duhet t'i nënshtrohet një operacioni.

“Problemi në idhëz mund t’i jetë shkaktuar nga dieta,” – i tha ai Nacionales. Veturat e Presidencës janë parë jashtë spitalit Aloka nga gazetarët e Nacionales.

Gjithashtu, Nacionale kontaktoi edhe me drejtorin e spitalit, Halit Maloku.

Ky i fundit, përkundër hidhërimit të shfaqur shkaku i kohës së telefonatës, gazetares sonë nuk ia mohoi praninë e presidentes në spital, duke u përgjigjur vetëm me: natën e mirë!

Ne do t'ju raportojmë në kohë reale për çdo risi eventuale.

Lajme të ngjashme