Ambasada Amerikane në Kosovë kërkon shtyrje 48-orëshe të vendimit për targa - NACIONALE

Ambasada Amerikane në Kosovë kërkon shtyrje 48-orëshe të vendimit për targa

1 vit më parë

nga Flakon Demaku

Pasi bisedimet urgjente mes Kosovës dhe Serbisë nuk arritën t'i japin fund mosmarrëveshjes së tyre të stërzgjatur mbi përdorimin e targave të makinave nga pakica etnike serbe në Kosovë, Bashkimi Evropian lëshoi një paralajmërim për një "përshkallëzim të mundshëm mbi situatën" të hënën.

"Pas shumë orësh diskutimi ... të dy palët nuk ranë dakord për një zgjidhje sot," tha shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell në një deklaratë për mediat.

Pas këtyre ngjarjeve, Ambasada Amerikane në Kosovë së fundi publikoi një komunikatë të ambasadorit Jeffery Hovenier, ku kërkohet nga qeveria e Kosovës të shtyjë vendosjen e gjobave për 48 orë, në mënyrë që BE-ja dhe SHBA-ja të angazhojnë të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje.

Deklarata e ambasadorit Hovenier:

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën sot të arrijnë marrëveshje për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t'i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje.

Ç'ndodhi dje?

Nuk u prodhua asnjë marrëveshje, përkundër se kryeministri Kurti u nis drejt kryeqendrës evropiane për një gjë të tillë.

Borrell tha se Kosova refuzoi propozimin e BE-së, kurse Serbia e pranoi. Madje, spanjolli ishte goxha i ashpër, duke paralajmëruar se do t'i njoftojë vendet e BE-së për qasjen negative në dialog nga ana e Kosovës.

“Do t’i informoj shtetet anëtare dhe partnerët për sjelljet e palëve, dhe mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare, sidomos nga Kosova. E di që kjo dërgon sinjal shumë negativ politik (për Kosovën),” – u shpreh z. Borrell, transmeton Nacionale.

Në anën tjetër, Kurti deklaroi se ka pasur kërkesë të vazhdohet me qortime, kurse Serbia të pushojë me lëshimin dhe prodhimin e targave.

“Ka pasur kërkesë të vazhdohet vetëm me qortime, kurse Serbia të pushojë me lëshimin, prodhimin e lëshimin e targave në Serbi që kanë për emërtim qytetet e Kosovës. Natyrisht që kjo për neve nuk është e pranueshme, pra dakordimin që më me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizimi të plotë të marrëdhënieve”.

Veç kësaj, shefi i ekzekutivit tregoi se Borrell hoqi dorë nga afati i mëparshëm për një marrëveshje para Marsit 2023 dhe propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve.

“E në propozimin që na e kanë sjellë neve për deklaratën e përbashkët, madje ka qenë edhe afati mars 2023. Pra që ne po vijmë këtu në Bruksel, për tu marrë vesh drejt një ecje të re për marrëveshje që arrihet para marsit 2023. Me keqardhje mund të them që, përfaqësuesi lartë Borrell hoqi dorë nga ky afati marsi 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve”.

"Wall Street"

Rreth zhvillimeve të djeshme ka shkruar edhe gazetari i Wall Street Journal, Laurence Normann.

Normann bëri një postim në profilin e tij pas qortimeve të ashpra që i dha Kosovës Bashkimi Evropian, me anë të kryediplomatit të saj Josep Borrell.

“Pas viteve që pasuan dialogun, kurrë s’e kam parë Brukselin të kritikojë kaq rëndë Kosovën. Është e paprecedentë. Me gjasë reflekton zemërimin e vërtetë ndaj Albin Kurtit. Shumë pakënaqësi evropiane kishte për mënyrën se si politika amerikane u mor me këtë çështje nën administratën Trump, por e vërteta është se gjërat janë edhe më keq.” – tha z. Normann në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se gazetari Laurence Norman mbulon Evropën për prestigjiozen amerikane Wall Street Journal.

Lajme të ngjashme