Sekretari i NATO-s: Jemi të zhgënjyer që s’ka marrëveshje për targat
Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmes një postimi në llogarinë e tij në TWitter ka njoftuar se ka folur me Përfaqësuesin e BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pasi Kosova dhe Serbia nuk arritën marrëveshje në Bruksel. Ai thotë se se janë të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave dhe paralajmëron se KFOR-i mbetet vigjilent.
“Jemi të zhgënjyer që nuk u gjind një zgjidhje për mosmarrëveshjen e targave. Tash është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Duhet të shmanget përshkallëzimi dhe KFOR-i mbetët vigjilent”, ka shkruar Stolenberg.
Spoke to @JosepBorrellF. We are disappointed that it was not possible to solve the licence plate dispute. Now is the time for responsibility & pragmatic solutions. Escalation must be avoided. @NATO_KFOR remains vigilant.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) November 21, 2022
Kujtojmë se Përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, pas takimit me Kurtin dhe Vuçiq, “fajsoi” kryeministrin e Kosovës për mosdakordim të marrëveshjes për çështjen e targave.