“E dëgjuam Vuçiqin, duam zgjedhje të reja”: Lista Serbe synon rikthimin e pushtetit të saj në veri “sa më parë” - NACIONALE

“E dëgjuam Vuçiqin, duam zgjedhje të reja”: Lista Serbe synon rikthimin e pushtetit të saj në veri “sa më parë”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sa më parë Prishtina të shpallë zgjedhje të reja në veri”, ka thënë Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, gjatë një konference për media të mbajtur pasditene e së premtes; ku mblodhi partinë për të njoftuar se kanë pranuar “kërkesën” e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili mbrëmë gjatë një interviste në Tv Prva u kërkoi serbëve “që sa më parë të futen në zgjedhje të reja në veri” për të marrë “levat e pushtetit në duart e tyre”.

Kjo thirrje e Vuçiqit i parapriu njoftimit se qendrat më të mëdha perëndimore – nismëtarët dhe garantuesit e marrëveshjes frankogjermane – do të udhëtojnë në Beograd dhe Prishtinë, pas sulmit paramilitar dhe terrorist që ngjau në Bansjkë të Zveçanit më 24 shtator, ngajrje kjo e cila ka ndërruar në masë të madhe paramentrat e gjendjes në terren si dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Është kërkesa e imja”, tha Vuçiq, “që serbët të shkojnë sa më parë që të jetë e mundur në zgjedhjet e reja në veri (të Kosovës)”.

Që të mund të nisim procesin e konsolidimit dhe të shohim se në çfarë mënyrash themelore levat e pushtetit vinë në duart e atyre që jetojnë aty, nga duart e atyre që nuk kanë jetuar kurrë aty, dhe as që do të jetojnë”, tha mbrëmë Aleksandar Vuçiq.

Lista Serbe menjëherë të nesërmen iu përgjigj thirrjes së Vuçiqit; thanë se “kësaj here do ta dëgjojmë Presidentin e Serbisë”.

Është e domosdoshme që këto kryetarë (shqiptarë) dhe këshilltarë komunalë të paligjshëm, palegjitimitet dhe të rremë, që veçse kanë qenë aty për të ngacmuar qytetarët tanë me muaj, urgjentisht të dorëhiqen dhe të largohen nga ndërtesat tona, sepse ata nuk përfaqësojnë popullin tonë. Qëllimi i vetëm pse ata janë është që të ngacmojnë qytetarët tonë”, ka thënë Goran Rakiq.

Rakiq ka bërë akuza të rënda ndaj Kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, për “shkelje të të gjitha të drejtave të serbëve” në Kosovë; derisa shtoi edhe se Lista Serbe “morri vendim politik në interes të qytetarëve pa konsideruar në ishte popullore ose jo”.

Por, u kujdes të theksojë ai, të gjitha vendimet “i morrën në koordinim me Beogradin”.

Prandaj edhe do të dëgjojmë këshillën e Presidentit Vuçiq kësaj here dhe sot po dërgojmë mesazh që jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje të reja në veri të Kosovës, dhe kësisoji të inkurajojmë procesin dhe dialogun politik që do të çojë në përmbushjen e kushteve tona, të cilat i kemi theksuar deri më sot. Prandaj, i kërkojmë Prishtinës të thërret zgjedhje të reja të jashtëzakonshme për kryetarë dhe asamble në katër komunat veriore të Kosovës sa më parë”, ka thënë Rakiq.

Me tërheqjen nga institucionet kosovare Rakiq tha se dëshmuan që “çështja e Kosovës nuk është ende e zgjidhur” dhe se “populli serb po vuan” si dhe që “është i nevojshëm themelimi i Asociacionit”.

Kurti në veri po e persekuton popullin tonë dhe po na rrëmben tokat nën maskën e shpronësimit. Nën maskën e luftimit të krimit, ai dërgon forcat speciale të qëllojnë dhe arrestojnë njerëzit tanë dhe t'i çojnë në bunkerët e Prishtinës”, tha Rakiq.

Një nga kërkesat në planin tre pikësh të Bashkimit Evropian të hartuar më 3 qershor – deklaratë kjo të cilën Kosova nuk e kishte përfillur; mospërfillja e të cilës çoi edhe në sanksionimin e vendit – ishte shpallja e sa më parshme e zgjedhje me pjesëmarrje të plotë serbëve lokalë të cilët kishin bojkotuar zgjedhjet e prillit në veri; që kishin rezultuar me fitore të kryetarëve me vota tejet të pakëta.

Lulzim Hetemi, kryetari i vetëvendosjes në Leposaviq, vazhdon të jetë i ngunjuar në ndërtesën komunale që nga fundi i muajit maj pa dalë kurrë nga atje.

Lajme të ngjashme