E çuditshme, zyrtari i lartë qeveritar ankohet në RTK-në: Televizioni publik e nxjerr në bisht të lajmeve - NACIONALE

E çuditshme, zyrtari i lartë qeveritar ankohet në RTK-në: Televizioni publik e nxjerr në bisht të lajmeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, nuk është i kënaqur me punën e RTK-së. Ai mbrëmë është ankuar se televizioni publik e ka lënë në fund të edicionit qendror lajmin vendimin e Qeverisw për shtesat e fëmijëve.

Ai pretendon se lajmi për shtesat është dashur të jepet në fillim të edicionit.

“Lajmin kryesor te dites, ate te shtesave per femjet, Televizioni publik e nxer ne bisht te lajmeve... Jo VV po e kontrollon RTK-ne, thone keta "aktivistet e lirise se shtypit"!”, ka shkruar Zogiani në profilin e tij në “Facebook”.

Një kritikë e tillë duket e çuditshme, kur dihet se aktivisti i Vetëvendosjes, Rilind Gërvalla, që një kohë të gjatë është zgjedhur drejtor i televizionit në RTK.

Megjithatë, tendencat e pushtetit për të kapur edhe më fort televizionin publik nuk janë ndalur.

Para disa jave, ish-drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetgjekaj ka dhënë dorëheqje. Ai ka bërë me dije se deri te ky akt ka ardhur pas presioneve të shumta politike.

Lajme të ngjashme