E çuditshme: Radomir Laban, sipas AKI-së, mund të jetë gjyqtar i Kushtetueses, por jo noter - NACIONALE

E çuditshme: Radomir Laban, sipas AKI-së, mund të jetë gjyqtar i Kushtetueses, por jo noter

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, i është ndalur të bëhet noter. Kjo pasi Agjencia e Inteligjencës së Kosovës nuk ia ka dhënë verifikimin e nevojshëm të sigurisë.

Në vendimin që e ka nxjerr dje Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është thënë se Laban nuk mund të bëhet noter.

Në arsyetimin e vendimit janë përmendur informacionet nga KI-ja.

Bazuar në informacionin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, me numër të referencës 01AKI-410-2024, i datës 13.04.2024, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi”, është thënë në vendimin e publikuar.

Në bazë të këtij vendimi i bije se Laban nuk mund të jetë noter, por mund të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese, e cila është pozitë shumë më e rëndësishme se ajo e noterit.

Verifikimi nga organet e sigurisë Labanit i ishte kërkuar edhe në vitin 2018, kur ishte votuar në Kuvend për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Pasi kishte marrë 71 vota të deputetëve të Parlamentit të Kosovës për të shërbyer në Kushtetuese, shoqëria civile dhe opozita e atëhershme i kishte kërkuar ish-presidentit Hashim Thaçi, që të mos e dekretoi për gjyqtar.

Kjo pasi media në Serbi kishin raportuar se në vitin 2011, Laban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për marrje të ryshfetit.

Më pas, Serbia për Labanin kishte lëshuar edhe flet arrest në INTERPOL.

Duke i marrë parasysh reagime e shumta, ish-presidenti Thaçi kishe kërkuar verifikimin e organeve të sigurisë për Labanin.

Mund ta konfirmojmë se për shkak të dyshimeve të ngritura për te kaluarën e z.Laban, Presidenti i Republikës së Kosovës nuk do ta bëjë dekretimin e tij, derisa organet kompetente të sigurisë dhe drejtësisë nuk e bëjnë verifikimin e plotë”, ishte thënë në përgjigjen e Presidencës.

Pas verifikimeve të nevojshme, më 9 gusht, ish-presidenti Thaçi kishte dekretuar pesë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, duke përfshirë Radomir Labanin.

Në komunikatën e Presidencës ishte thënë se gjyqtarët paraprakisht kishin kaluar të gjitha procedurat në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Emrat e tyre ishin shqyrtuar nga Komisioni i posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të procedurave të votimit të fshehtë të mbajtura në seancat plenare të Kuvendit”, ishte thënë në komunikatën e Presidencës.

Radomir Laban për gjyqtar të Kushtetueses ishte propozuar nga Lista Serbe.

Mandati i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese është 9 vite. Sipas kësaj, Laban anëtar i Kushtetueses do të jetë deri në vitin 2027.

Lajme të ngjashme