E çuditshme: Deputeti i VV-së akuzon Nacionalen se po e linçon Kurtin dhe VV-në që kanë mbi 430 mijë vota - NACIONALE

E çuditshme: Deputeti i VV-së akuzon Nacionalen se po e linçon Kurtin dhe VV-në që kanë mbi 430 mijë vota

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka kritikuar Gazetën Nacionale për raportimin karshi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Anita Nikaj ishte gazetarja "fatlume" që mori ca "këshilla" falas rreth raportimit të Nacionales mbi qeverisjen e LVV-së e Kurtin.

Rexhaj ka thënë se VV-ja është socialdemokrate dhe nuk ka ngritur frymë anti-media, por sipas tij gazeta Nacionale ka ngritur frymë kundër VV-së.

Ka një linçim publik ndaj Lëvizjes Vetëvendosje me të drejtë ose pa të drejtë, në shumicën e rasteve ta themi pa të drejtë, dhe në këtë kuptim Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ngritur kauzë ose frymë anti-media. Lëvizja Vetëvendosje është Socialdemokrate, në këtë kuptim nuk mendoj që është ngritur frymë kundër mediave, as më pak kundër mediumit tuaj, përkundrazi unë mendoj që mediumi juaj ka ngritur frymë kundër neve, pra më Berat Buzhalën që nuk ka punë tjetër...” – ka thënë Rexhaj për Nacionalen.

Tutje, ai ndër të tjera ka thënë se kryeministri Kurti nuk është krejt i zi, dhe sipas Rexhajt ka disa elemente të bardh që Nacionalja mundet më i përmend.

Pra nëse t’i fillon dhe bën kauzë një emër të vetëm edhe të përveçëm si Albin Kurti, dhe mëresh gjithë kohën më të, ani pse është kryeministër, unë nuk mendoj që Albini është i zi, ka disa edhe elemente të bardha të cilat mundet me i përmend personi i cili e drejton median e juaj.” – ka thënë Rexhaj.

Lajme të ngjashme