E bujshme – Ramabaja kundër logjikës së VV-së: Gjykata Kushtetuese s’mundet me urdhëru votë ‘pro’ për Kryeparlamentarin - NACIONALE

E bujshme – Ramabaja kundër logjikës së VV-së: Gjykata Kushtetuese s’mundet me urdhëru votë ‘pro’ për Kryeparlamentarin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Visar Ymeri ka akuzuar anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive tjera në koalicion me këtë parti për shtrembërim të interpretimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që ka të bëjë me çështjen e votimit për kandidatin e propozuar për kryetar të Kuvendit nga partia fituese e zgjedhjeve.

“Marrëveshja politike do të ishte e mundshme nëse Vetëvendosje nuk niset nga pozicioni i kërcënimit dhe shantazhit, të cilin e nisën sot. Bile thonin, ‘vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka thanë që secili deputet duhet me votu pro’ që është absolutisht e pavërtetë. Kushtetutesja thotë që secili deputet duhet me votu, nëse don ‘për’ nëse don ‘kundër’.” – tha Ymeri ne emisionin “Debat Plus.”

Çuditërisht, analisti Sadri Ramabaja – një zë tradicionalisht pro-Vetëvendosjes – e përkrahu analizën e Ymerit, duke thënë: “S’mundet Gjykata Kushtetuese me i urdhëru.”

Lajme të ngjashme