Dështimi nr. 4: VV-ja mungon, nuk themelohet komisioni hetimor parlamentar për rezervat shtetërore - NACIONALE

Dështimi nr. 4: VV-ja mungon, nuk themelohet komisioni hetimor parlamentar për rezervat shtetërore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Për të katërtën herë me radhë ka dështuar konstituimi i komisionit hetimor parlamentar për dyshimet për keqpërdorim të rezervave shtetërore, të cilin komision e kryeson opozita, më sakte deputeti i PDK-së, Rashit Qalaja. Siç raporton Ekonomia Onine, sërish në këtë mbledhje kanë munguar deputetët e Lëvizjës Vetëvendosje e Listës Guxo, duke e pamundësuar kourumin për konstituim. Çka ndodhi?

Prapë, për të katërtën herë, deputetët e opozitës u mblodhën për të konstituar komisionit hetimor parlamentar për hetimin e dallavereve të dyshuara në lidhje me menaxhimin e rezervave shtetërore nga ana e Qeverisë Kurti.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, që është edhe kryesues i këtij komisioni, e ka cilësuar si të papranueshme një sjellje të tillë të deputetëve të shumicës.

“Sot paradite ka qenë një bojkot tjetër ku kanë qenë të ftuar nga sindikata e Policisë dhe tashmë po e shihni se edhe në këtë komision nuk janë prezentë. Kjo ka vetëm një shpjegim dhe ata kanë për synim t’i ikin përgjegjësisë për keqpërdorimet në MINT. Jemi duke ardhur të gjithë në Komision çdo ditë që të zbardhet e vërtetat për keqpërdorimet në rezervat shtetërore.” – deklaroi Qalaj, transmeton EO.

Në lidhje me këtë sabotim të pushtetit, Qalaj sqaroi se do ta njoftojnë edhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, që është edhe nënkryetar i LVV-së.

“Dje në seancë deputetja Doarsa-Kica kryetarit Konjufca për mungesën e deputetëve të VV-së dhe për shqetësimin e radhës se a duhet të ftohen sërish apo jo. Ne do ta autorizojmë kërkesën tek kryetari i Kuvendit se çfarë të veprojmë tutje. Është hera e katërt që po mungojnë por që do ta presim një mendim nga Zyra Ligjore. Ne nuk do të ndalemi pavarësisht bojkotit, dhe tashmë siç duket janë shndërruar në opozitë të vetvetes.” – shtoi Qalaj.

Ndërsa deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, deklaroi se bojkoti i komistioni hetimor parlamentar po bëhet me urdhër të kryeministrit Albin Kurti.

“Normal se nuk vijnë se e kanë urdhrin nga Albin Kurti sepse sekret shtetërore është vendi ku ruhen dhe jo nëse kanë ardh apo jo. Këtë keqpërdorim nuk mund ta arsyetojnë dhe jam e bindur se mungesa janë me urdhër të diktatorit (Albin Kurti).” – theksoi deputetja e LDK-së.

Ndërsa deputeti i AAK-së vlerësoi se nëse vazhdohet me bojkotimin e shumicës, atëherë më mirë do të ishte të shkohet në zgjedhje.

“Po shihet qartë se mazhoranca po i bojkoton kërkesat e opozitës, për më tepër po i kundërshton ato. Në seancë nga të përzgjedhurit, nuk janë deklaruar se nuk do të marrin pjesë. Pagat i marrin, paga të majme dhe sa herë që ne i kemi bojkotuar, na kanë kritikuar. Nëse vazhdojmë me këtë bojkot, atëherë është më mirë që të shkojmë në zgjedhje.” – tha Lekaj.

Kujtojmë që VV-ja e kishte konsideruar një komision të tillë si “hap të ngutshëm”.

“LDK-ja ka ndërmarr një hap i cili është hap i ngutshëm sipas Grupit Parlamentar të LVV-së duke dorëzuar në Kuvend kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore. Megjithatë, disa muaj ma herët në Kuvend dhe në media janë përmendur dyshimet se mund të ketë keqpërdorime me rezervat shtetërore.” – deklaronte Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së.

Lajme të ngjashme