“Nuk erdhën”, a po frikësohet Vetëvendosja nga Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore? - NACIONALE

“Nuk erdhën”, a po frikësohet Vetëvendosja nga Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Skandali me rezervat shtetërore, që përfshiu Ministrinë e Industrisë, Tregtisë e Ndërrmarrësisë i cili ishte publikuar në Gazetën Nacionale, pati shkaktuar bujë të madhe në vend. U hap edhe procedurë ligjore, me vendim të prokurorisë, ndaj disa të dyshuarëve. Kuvendi, mblodhi nënshkrimet e nevojshme edhe për një hetim hetim parlamentar.

Por, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë shkuar në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore.

Ajo në Facebook ka thënë se për shkak të mosardhjes së deputetëve të VV-së, Komisioni nuk është konstituar.

Deputetja, fillimisht “ua ka dhënë” edhe një mundësi deputetëve të VV-së që në ora 15:00 të shkojnë në Komision, teksa paralajmëroi se nuk do të heqëin dorë.

“Isha në Komision Hetimor në Kuvend për Rezervat Shtetërore (SKANDALI i vajit, miellit etj). Deputetët e VV nuk erdhën. Komisioni nuk u konstituua. Mundësinë e radhës e kanë në orën 15:00, sepse ne nuk heqim dorë!” – ka shkruar ajo

Edhe pas orës 15:00, ishte deputetja e LDK-së, njëherit e propozuar nga kjo parti për anëtare të këtij komisioni, e cila e dha lajmin se definitivisht këtë ditë dështoi konstituimi i këtij komisioni për shkak të mungesës së deputetëve të Vetëvendosjes. Por, e njetjta paralajmëroi përsëri se nuk do të heqin dorë.

“DËSHTON për herë të DYTË sot themelimi i Komisionit për skandalet e rezervave shtetërore.

VV mungoi sërish.

Përsëris: nuk heqim dorë!” – shkroi Kica-Xhelili.

VV-së nuk i pëlqen komisioni

Vullneti i opozitës për të themeluar një komision të tillë, e që për të mblodhën nënshkrimet e nevojshme, me çka komisioni duhet të formohet sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, është kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Shefja së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ditën kur u formua ky komision ka akuzuar deputetët e opozitës se po duan të bëhen hetues dhe se nuk po i besojnë Prokurorisë.

Me datën 5 shtator GP i LDK-së ka ndërmarrë një hap, që është hap i ngutshëm sipas VV-së, duke dorëzuar në Kuvend kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor për hetimin e procedurave të rezervave shtetërore. Disa muaj më herët, në foltore, e në medium, janë përmendur dyshimet se mund të ketë keqpërdorime me rezervat. Dyshime për të cilat ka reaguar prokuroria, në gushtë në mënyrë spektakulare ka arrestuar dy persona në MINT.”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, opozita po dëshiron të krijojë skena dhe “shoë” mediatik.

Kjo kërkesë nuk ka kuptim, opozita ka dalë në mbrojtje të Prokurorisë, aktualisht po tregojnë mosbesim ndaj punës së tyre. Mendojnë që përfaqësuesit e Kuvendit mund të jenë hetues më të mirë, se sa organet e rendit. Më duhet t’i kthehem përvojës nga Komisioni Parlamentar për Menaxhimin e Pandemisë ku ka pasur dëshmitarë që nuk janë përgjigjur. Prandaj, do të përfundojmë me komision hetimor që synon të krijojë skena interesante, të krijojë shoë mediatik, të shpenzojë paranë publike, t’i kthejë deputetët në hetues, përderisa hetuesit janë duke u marrë me çështje.”, është shprehur ajo.

Pretendimet e deputetes së VV-së i pati kundërshtuar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai ka thënë se me këtë komision deputetët e opozitën nuk po duan të bëhen hetues.

Ai ka vlerësuar se komisioni nuk ka për qëllim aspektin penal.

Sipas tij, komisioni do të hetojë edhe mbledhjen online të Qeverisë, ku është vendosur për rezervat shtetërore.

Ne nuk po kërkojmë me u bo hetues. Ne po kërkojmë ta përfundojmë mandatin tonë si deputet. Kam hyrë e kam bërë një hulumtim dhe e shihni mbledhjen e qeverisë. E keni vetëm një vendim. Siç duket ka qenë vetëm mbledhje online. Ka shumë çështje politike që kanë dërgu deri te marrja e këtij vendimi. Nga të dhënat në Komisionin hetimor për energjinë patëm edhe arrestime. Ato proces verbale të komisionit hetimor ju kanë shërby prokurorisë”, ka thënë Tahiri.

Çka është një Komision Hetimor; si formohet; e cilat janë kompetencat?

Ligji për Hetim Parlamentar, është krejt i qartë në aspektin e arsyeve të krijimit dhe objektit të hetimit.

Aty shprehimisht thuhet se: “Komisioni themelohet për të hetuar probleme, çështje, ku janë drejtpërsëdrejti të përfshira përgjegjësitë qeveritare apo shtetërore.

Deri këtu, gjithçka është e qartë.

Por, si formohet ky komision? A mund të formohet komision për çështjen e njëjtë në të njejtën kohë? Sa mund të shtrihet në kohë, hetimi? Këto janë disa pika, të cilat në ligj, përmenden por lejojnë hapësira për interpretim.

Ajo që dihet është se Komisionet Hetimore kanë një mandate prej 6 muajsh, ta kryejnë punënë e tyre.

Në disa raste, mund të zgjërohet fushveprimi i Komisionit.

Neni 6 i ligjit për Komision Hetimor Parlamentar parasheh: çështja e cila është e përcaktuar për hetim parlamentar, me vendim nga kuvendi mund të ndryshohet ose zgjerohet me vendim të kuvendit më vonë, nëse propozuesi për inicimin e Komisionit është pajtuar me ndryshimin”.

Komisionet Hetimore Kuvendi ka krijuar edhe në të kaluarën. Të gjithëve na kujtohet ajo përplasja ndërmjet ish-presidentit Thaçi me deputetin Sami Kurteshi. Kuvendi kishte krijuar një komision në lidhje me deportimin e gylenistëve nga Kosova. Një Komision i ngjashëm ishte krijuar edhe për situatën në Telekomin e Kosovës. Megjithatë, efektet juridike nuk ishin arritur shpesh nga këto komisione.

Lajme të ngjashme