Dyshime për grantin 25-milionësh në bujqësi, Sindikata akuzon zyrtarët e Ministrisë së Pecit - NACIONALE

Dyshime për grantin 25-milionësh në bujqësi, Sindikata akuzon zyrtarët e Ministrisë së Pecit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesit e Sindikatës së bujqve kanë akuzuar Ministrinë e Bujqësisë për vonesë të qëllimshme në thirrjen për grante në vlerë 24.6 milionë euro, raporton KOHA.

Sipas vlerësimit të bujqëve, shpallja nga Ministria është bërë me vonesë. Kryetari i Sindikatës së Bujqve, Tahir Tahiri, ka hedhur dyshime se kjo është bërë nga njerëz, siç tha ai, “sabotues të cilët ende sot e kësaj dite janë të lidhur me krimin e organizuar”.

“Kemi vërejtje se aty brenda (Ministrisë v.j.) ka disa sabotues të cilët ende sot e kësaj dite janë të lidhur me krimin e organizuar edhe fatkeqësisht, ata njerëz janë në vendet udhëheqëse ku vendosin për udhëzimet administrative, për format e programeve dhe në këtë mënyrë po krijojnë telashe”, ka thënë Tahiri.

Lajme të ngjashme