Dyshime për dallavere me shtesat e fëmijëve: Do të verifikohen disa llogari nëse prindërit jetojnë në Kosovë
Ministria e Financave ka bërë të ditur se do të verifikohen disa llogari lidhur me shtesat e fëmijëve.
Dyshimet janë se kanë aplikuar shumë prindër nga diaspora.
MFPT ka bërë të ditur se do të verifikohet nëse ata prindër jetojnë në Kosovë.
Njoftimi:
Të nderuar qytetarë,
Në kuadër të programit për shtesat për fëmijë, është një numër i caktuar i prindërve, llogaria e të cilëve është përzgjedhur për verifikim shtesë për t’u siguruar se ata dhe fëmijët e tyre jetojnë në Kosovë. Të gjithë këta prindër kanë pranuar njoftimin në eKosova dhe në email adresat e tyre, me hapat e nevojshëm për të kompletuar verifikimin shtesë dhe për të ri-aktivizuar llogarinë e shtesave për fëmijë.
Nëse ju nuk keni pranuar njoftimin e tillë nga eKosova e as email nga MFPT, atëherë nuk keni nevojë të ndërmerrni ndonjë veprim. Programi i shtesave për fëmijë vazhdon si zakonisht, dhe ju do të pranoni shtesat sikurse çdo muaj në llogarinë tuaj.
Ministria e Financave Punës dhe Transfereve