Durmishi: Komuna e Vitisë po kyçet në autostradë - NACIONALE

Durmishi: Komuna e Vitisë po kyçet në autostradë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se Komuna e Vitisë do të kyçet në Autostradën “Arbën Xhaferi”.

Durmishi ka thënë se sot gjatë ditës kanë filluar procedurat e prokurimit për kyçjen në autostradë në fshatin Gërlicë.

Për ndërtimin e kësaj kyçje do të shpenzohen 2.8 milionë euro të cilat janë planifikuar veçse.

Durmishi me mburrje ka shkruar se “viti i ardhshëm do të jetë vit i investimeve të mëdha”.

Shkrimi i plotë i tij:

Komuna e Vitisë po kyçet në autostradë

Pas përfundimit të projektit dhe elaboratit të shpronësimit, sot ka filuar procedura e prokurimit për kyçjen në autostradë në fshatin Gërlicë.

Vlera e planifikuar e projektit është 2.8 milion euro.

Po i shfrytëzojmë këta muaj të dimrit për t'i përfunduar procedurat në mënyrë që në pranverë të fillojmë me punime.

Viti i ardhshëm do të jetë vit i investimeve të mëdha.

Lajme të ngjashme