Durmishi apelon qytetarët për kujdes: Të gjitha rrugët janë të kalueshme, por ka ngrica - NACIONALE

Durmishi apelon qytetarët për kujdes: Të gjitha rrugët janë të kalueshme, por ka ngrica

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë me dije se aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Megjithatë, ai ka kërkuar kujdes të shtuar nga qytetaret gjatë qarkullimit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Durmishi ka shkruar se për shkak të kontrastit të temperaturave rrugët tona janë të mbuluara me ngrica.

“Te dashur qytetarë, Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe mbrëmë, për shkak të kontrastit të temperaturave, rrugët tona janë të mbuluara me ngrica. Gjatë gjithë natës kemi intervenuar në shumicën e rrugëve që janë në kompetencë të ministrisë. Edhe sot në mëngjes kemi vazhduar punën në pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Aktualisht, të gjitha rrugët janë të kalueshme, por kërkohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit. Ju lutemi t’i përshtateni kushteve të rrugës”, ka shkruar Durmishi.

Lajme të ngjashme