“Duhet të shqyrtohet më vonë”, ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE - NACIONALE

“Duhet të shqyrtohet më vonë”, ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri francez për Çështjet Evropiane, Jean-Noel Barrot, ka vlerësuar se Franca mendon se çështja e Kosovës në këtë fazë shkaktojë përçarje ndërmjet vendeve në Këshillin e Evropës.

Para fillimit të Ministerialit të Komitetit të Ministrave, ai ka thënë se çështja e anëtarësimin të Kosovës në këtë organizatë duhet të shqyrtohet më vonë.

“Kjo çështje duhet të shqyrtohet më vonë, kur (Kosova, v.j.) të kalojë rrugën që ne besojmë se kërkohet për ta kaluar atë”, ka thënë ai.

Ministri francez ka thënë shteti i tij do ta mbështes rrugëtimin e Kosovës.

“Megjithatë, Franca mendon se në këtë drejtim, Kosova ende duhet të kalojë një rrugë të caktuar dhe Franca është në dispozicion për ta shoqëruar Kosovën në atë rrugë”, ka thënë Barrot, raporton RTKlive.

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës sot mban takimin vjetor, por çështja e anëtarësimit të Kosovës nuk do të jetë në agjendë.

Kjo për faktin se Franca, Gjermani dhe Italia i kanë kërkuar Kosovës që para këtij takimi ta dërgon në Kushtetuese draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Lajme të ngjashme