Dugolli, Qunit: Ka qenë i larguar nga FSK-ja sepse nuk e ka kaluar verifikimin që na e ka bërë NATO
Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Anton Quni, lidhur me deklaratën e këtij të fundit në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës të së enjtës për mospërzgjedhjen e komisionerit parlamentar për FSK-në.
Dugolli e ka goditur Qunin duke thënë se ka qenë i larguar nga FSK-ja pasi nuk e kishte kaluar verifikimin që e kishtë bërë NATO.
“Ky ka qenë kushti kryesor për të qenë oficer i denjë i FSK-së.” – ka shkruar ndër të tjera ai.
“Antoni Quni ka qenë i larguar nga FSK-ja sepse nuk e ka kaluar verifikimin që na e ka bërë NATO. Ky ka qenë kushti kryesor për të qenë oficer i denjë i FSK-së, prandaj kur flet për ndershmëri e moral, është mirë ta ketë parasysh edhe këtë.” – ka shkruar Dugolli në profilin e tij në Facebook.
Por qe çka tha Quni që çoi në reagimin e Dugollit:
“Jeni vetë të pavlefshëm. Shumica prej jush vizitoni e nderoni luftëtarët e renë në beteja, por një pjesë e juaja nuk e keni me zemër, nuk keni fare respekt për ato ngjarje. E keni farsë dhe mashtrim. Ju që nuk votuat jeni vetë të pavlefshëm. Për juve vetëm luftëtari i vdekur është i mirë. Do të ju mbulojë turpi….”- u shpreh ai.
Statusi:
