Dugolli i VV-së: Në asnjë moment nuk jemi duke mendu për zgjedhje - NACIONALE

Dugolli i VV-së: Në asnjë moment nuk jemi duke mendu për zgjedhje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë se partia e tij në në asnjë moment nuk janë duke menduar për zgjedhje të reja.

I ftuar në Tëvë1, Dugolli ka thënë se pretendimet e opozitës për zgjedhje nuk qëndrojnë.

Më së pari ato zgjedhje që ai po i parashikojka nuk duken kurrkund dhe askush nuk është duke punuar për zgjedhje, për shkak se ne jemi në gjysmë të mandatit dhe më së paku apo fare mendojmë për zgjedhje në këtë moment për shkak se kemi obligime kemi detyrime. Po ata le ta mendojnë po nëse ata e mendojnë do të thotë që ata po mendojnë diçka që të bëjnë situate të tilla për zgjedhje por jo ne jo mazhoranca sepse ne jemi i kemi radhët e konsulidume, i kemi projektligjet, e kemi agjendën qeveritare që duhet me shty përpara dhe në asnjë formë, në asnjë moment nuk jemi duke mendu për zgjedhje. Nuk e di edhe kah i merr ato argumente.” – ka thënë Dugolli.

Dugolli ka folur për zgjedhjet e reja pas deklaratës së deputetit të AAK-së, Bekë Berisha.

Berisha pas debatit me deputetin e VV-së në mbledhjen e komisionit, tha se Dugolli do ta ketë vështirë zgjedhjen për edhe një mandate pasi sipas tij, zgjedhjet e reja në vend janë afër.

Lajme të ngjashme