Hoxha i VV-së sërish e komenton Escobarin: Ai s’flet më për partner alternative, por për qeverinë e ardhshme - NACIONALE

Hoxha i VV-së sërish e komenton Escobarin: Ai s’flet më për partner alternative, por për qeverinë e ardhshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së VV-së, ka shkruar sërish një status, në të cilën ka komentuar deklaratat e Gabriel Escobarit, i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Pernëdimor.

Hoxha deklaroi se Escobari është “zhvilluar në shprehjet e tij”. Tutje, ai ka thënë se Escobar nuk po flet më për partner alternative, por për qeverinë e ardhshme.

“Escobari të paktën është zhvilluar në shprehjet e tij. Ai nuk flet më për partner alternativ, por për qeverinë e ardhshme. Këtu duhet të kuptojmë se për çfarë e ka fjalën:

- A po flet për një qeveri të re në Serbi?

- A po flet për një qeveri të re në ShBA?

- A po flet për një qeveri të re në Kosovë?” – shkruan Hoxha.

Lajme të ngjashme