“Duart i lumshin”, qytetarët tmerrojnë me komente lavdëruese për dhunën ndaj ekipit të Nacionales
Ekipi i Gazetës Nacionale ka marrë pjesë për raportim në protestën e thirrur në Prizren kundër DokuFestit.
Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramani janë sulmuar fizikisht gjatë raportimit të tyre nga protesta.
Pas raportimeve në media që ekipi i Nacionales është sulmuar, disa komentues kanë tmerruar me komentet e tyre lavdëruese ne rrjete sociale ndaj dhunës së ushtruar.
“O po tutna qe e kan rreh pak se aj lyp stupc ka tsillet.” – është një koment tmerrues i një qytetarit i cili e ka përkrahur dhunën.
Ndërsa një qytetarë tjetër, ka komentuar “Mir ja kan ba se gjithkund po i shtin hunt.”
Madje një qytetar i quajtur Valon Berisha e ka quajtur gazetarin Krasniiq “degjiniruesi i shoqërisë.”
“Lajm shumë i mirë, protesta te jet sa me masive, jam kundër dhunës fizike po këtij degjiniruesi te shoqërisë i bejn hajri nja dy shuplaka te nxehta.” – ka shkruar ai.
“Nese eshte e vërtet durt i lumshin sulmuesit sepse ky eshte provokator numër 1” – ka komentuar një qytetar i quajtur Fitim Krasniqi.
