“Duan nganjëherë t’mi minojnë kompetencat, por i ndali”: Krejt ‘kunjat’ që Osmani i lëshoi sot Gërvallës e Kurtit - NACIONALE

“Duan nganjëherë t’mi minojnë kompetencat, por i ndali”: Krejt ‘kunjat’ që Osmani i lëshoi sot Gërvallës e Kurtit

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kjo e mërkurë që supozohej të prodhonte datën e zgjedhjeve të reja në nivel të vendit solli një betejë ‘showbizz’-i mes dy ish të divorcuarave politike nga Lidhja Demokratike të Kosovës; të kurorëzuara në pushtetin e Lëvizjes Vëtëvendosje që nga shkurti i 2021’ës: Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla. Artileria e përzgjedhur ishte këngëtarja pop Dafina Zeqiri, municion frazat e saj.

Së paku që nga dhjetori i vitit të kaluar e më së shumti në muajin maj, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpaluar indinjatën e saj ndaj qeverisë kosovare, për të cilën, edhe sot, la të kuptojë se ka tendenca t’ia minojnë kompetencat kushtetuese. “Por ama, i ndali, dhe do t’i ndalim”, u zotua ajo.

Kompetencat e institucionit të Presidencës nuk kanë ndryshuar asnjëherë, gjithmonë kanë qenë të njëjta: Neni 84, pastaj ligjet specifike. Nganjëherë ka propozime që me ligje specifike që të minohet ndonjë kompetencë e Presidencës, ka kohë pas kohe, beson ju e dini, i keni pa, por i ndalim ato dhe do t’i ndalim edhe të tjerat”, u shpreh Vjosa Osmani.

Gërvalla: Llafe-llafe presidente
Osmani: Me kast, mjeshtre e mashtrimeve / me kast, përsëritëse e gabimeve.

Saktësisht për çështje kompetencash ishte shpalur në publik debati Osmani-Gërvalla, për çka kjo e fundit pretendonte se “është kompetencë ligjore e imja” veprimi me letrën dërguan Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës; ndonëse kushtetuetshmërisht i takon institucionit të Presidencës.

Letra që dërgova në Këshill të Evropës është brenda kompetenca të mia ligjore”, pati thënë ajo ato ditë për Telegrafin, kësisoji duke e goditur në nerv krejt kritikën që Osmani kishte pasur ndaj saj.

Si duket e kemi zënë në befasi, dhe nuk ka qenë e informuar”, shprehej Gërvalla duke e shpërfillur tërërish atë në çka thirrej Osmani në Nenin 84 të Kushtetutës së Kosovës.

E bash në Nenin 84 ajo sërish u kthye sot në lajtmotiv të vet, ndonëse tash shtoi se “do t’i ndal” tendencat për “minim të kompetencave” të Presidencës së Kosovës.

Kemi dallime, të cilat janë të qarta, janë publike dhe nuk është në interes të qytetarëve mos të thuhen publikisht”, tha Osmani.

Unë si presidente kam qëllim të përkrah çdo veprim të institucioneve të Kosovës të cilat janë në mbrojtje të kushtetuetshmërisë, sovrnaitetit, integritetit territorial dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës”, u shpreh ajo.

Dhe duke zhvilluar këtë linjë argumentimi, ajo sërish i mëshoi Gërvallës: “Dhe këto nuk janë llafe-llafe, por një realitet të cilin nuk mund ta kontestojë askush”.

Sepse realiteti i Kosovës e dëshmon këtë, që Kosova mund ta mbrojë vetveten, sovranitetin dhe shtetësinë e saj në bashkëpunim me aleatët. Kjo është një gjë e promovoj. Dhe nuk kam arsye të besoj që dikush në Republikën e Kosovës duhet të ketë mendim ndryshe”, shtoi mes tjerash Vjosa Osmani.

Lajme të ngjashme