Drejtoresha komunale në Pejë “harron” që burri ka biznes të vetin, ai kërkon punëtorë me pagë të majme - I pështillet e vërteta
Është e rëndësishme që të gjithë zyrtarët publikë ta deklarojnë pasurinë në Agjencinë për Prandalimin e Korrupsionit. Por, shumë zyrtarë publikë – përfshirë edhe ministra, si psh Donika Gërvalla – nuk dinë* ta deklarojnë pasurinë. Mes këtyre është rasti i Arta Nallbanit, drejtoreshë e Urbanizmit në Pejë.
Ne i kemi parë dy deklarime të pasurisë në dy vitet e fundit të znj.Nallbani por askund nuk figuron ‘thesari’ kryesor i familjes së saj. Kompania Nallbani, në pronësi të bashkëshortit. Kjo kompani edhe së fundi ka kërkuar punëtorë që do t’i paguajë nga 500 e deri në 1000 euro.
Arta Nallbani, drejtoreshë në Komunën e Pejës, ka deklaruar një shtëpi të trashëguar prej vjehrrive me sipërfaqe prej afër 3 ari e gjysmë. Një veturë Citroen dhuratë edhe këtë vjehrri.
Në fund ajo shkruan se bashkëshorti i saj herë pas here punon e bën punime nga metali, dekorime të ndryshme, rrethoja të ballkonave, dritareve etj. Me të ardhura vjetore 4000 euro. Pra, i merr veç nga 333 euro e 33 centë.
Në ARBK firma e lartëcekur figuron në emër të bashkëshortit të saj. Këtu ka dyshime për deklarim të rrejshëm të pasurisë.
Nacionale ka kontaktuar me Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, e të cilët nuk ishin në dijeni të këtij rasti dhe thanë se pas raportimit tonë, dyshimet do të hetohen dhe varësisht nga rezultatet e verifikimit, do të ndërmerr hapat në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Por, e thirrëm edhe vetë drejtoreshën në fjalë, për të marrë një përgjigje lidhur me rastin e së cilës vazhdoi t’i pështillej e vërteta...
“Nuk më intereson shumë...”
VIDEO: