Drecun tregon se kush e ka bërë planin franko-gjerman për marrëveshje Kosovë-Serbi - NACIONALE

Drecun tregon se kush e ka bërë planin franko-gjerman për marrëveshje Kosovë-Serbi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i të ashtuquajturit Komisionit për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë se prapa propozimit franko-gjerman, fshihet emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Propozimi gjermano-francez i zgjidhjes për Kosovën, të cilin ata tani e quajnë plan evropian, është bërë nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak”, ka thënë ai.

Drencun në TV Pink ka thënë se Franca e Gjermani ishin vetëm sponsorizues të këtij plani.

Drecun ka thënë se ky plan është i papranueshëm për Serbinë, sepse niset nga fakti se Serbia duhet ta pranojë dhe praktikisht ta njohë shtetësinë e Kosovës dhe vetëm më pas të diskutojë për Asociacionin, për të zhdukurit dhe për të gjitha problemet e tjera të pazgjidhura.

Ai ka vazhduar propagandën e tij duke thënë se kosovarët sulmuan patrullën e EULXI-it për t’ia hedhur fajin serbëve. Mirëpo, shefi i EULEX-it ka thënë se ata u sulmuan nga persona që po qëndronin në barrikadat.

Lajme të ngjashme