Shefi i EULEX-it për sulmin: Popullsia serbe ishte në barrikada, ishin të maskuar e të armatosur
Shefi i misionit të BE-së, EULEX, Lars Gunnar Wigemark, ka dhënë detaje për sulmin ndaj patrullës së tyre në veri të vendit.
Ai ka thënë se patrulla e tyre u sulmua afër barrikadave në Rudare.
“Patrulla jonë u sulmua duke iu afruar barrikadave afër Rudarit në veri të Mitrovicës, në këto barrikada kishte popullatë serbe, por nuk mund të them me 100% siguri se kush e hodhi bombën trullosëse. falënderoj për deklaratat e presidentit Vuçiq dhe të tjerëve në të cilat kërkohet që EULEX-i dhe KFOR-i të mos sulmohem dhe se ne jemi këtu për të përmbushur mandatin tonë.”, ka thënë ai për Kosovo Online.
I pyetur se kush mund te jenë autorët e sulmit ndaj EULEX-it, ai u përgjigj se kishte persona të maskuar në barrikada.
“Popullsia vendase serbe ishte në këto barrikada. Disa ishin të maskuar, siç thatë ju, kështu që fatkeqësisht nuk e dini se kush qëndron pas maskës. Disa ishin edhe të armatosur, gjë që është edhe më e rëndë. Ne nuk kemi mandat të hetojmë një incident të tillë, kjo është detyrë e policisë së Kosovës.”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se do të ishte shumë keq nëse serbët e jugut të Kosovës largohen nga institucionet.
