Drashkoviq tregon bisedat me Millosheviqin: Kosovën e hoqi qafesh asisoji që serbët ta fajësonin Amerikën
“Në bombardimet e NATO-s Slllobodan Millosheviqi pa një shans veten; që ta humbiste Kosovën dhe serbët të mos e akuzonin atë; por të fajësonin Amerikën dhe NATO’n. Dhe, kjo ndodhi”. Kështu tha shkrimtari dhe politikani veteran serb, Vuk Drashkoviq, në njël intervistë për gazetarin e Nacionales, Berat Buzhala, të zhvilluar në zyrën e tij në Beograd. Drashkoviq, i cili kohëve të fundit ka botuar edhe një libër autobiografi, ka folur për prapaskenat e kohës së luftës në vitin 1999, asokohe ZëvendësKryeministër i Serbisë së sunduar nga Presidenti famëkeq serb, Sllobodan Millosheviq.
“Ju e keni një teori mjaft interesante për këtë. Kenii thënë se Millosheviqi në fakt dëshironte ta hiqte qafesh Kosovën, por vetëm nëse kjo ndodhte me luftë. Ai pra nuk dëshironta ta dorëzonte Kosovën, por tek bombardimet e NATO’s e kishte një arsyetim para popullit, duke thënë se ju po e shihni se ç’po na bëjnë!”, e pyeti gazetari i Nacionales.
“Jo, ai madje mendonte edhe për atë që ta arrinte njëlloj marrëveshje me amerikanët. Që amerikanëve t’ua jepte Kosovën. Si njëlloj i Hong Kongut. Ta jepte me qira, për para. Ai e dinte se Kosova është 90 përqind shqiptare, dhe se ishte e pamundur që ai territor të mbahej me dhunë, me vrasje, me terror...”, tha Drashkoviq,
“Kështu që, me gjasë në bombat e aleancës së NATO’s e pa një shansë për vetveten. Që ta humbiste Kosovën dhe që për këtë humbje serbët të mos e akuzonin atë, por Amerikën dhe Perëndimin. Dhe kështu faktikisht edhe ndodhi”, tha ai.
Intervista e plotë e Vuk Drashkoviq dhënë për Nacionalen publikohet ditëve në vijim.