Dramë, lot, sharje, përplasje, dënime e akuza: 10 betejat më të ashpra në gjykatat e Kosovës gjatë gjithë vitit 2023
Gazeta Nacionale gjatë tërë vitit 2023, ka përcjellur me vëmendje të shtuar punën e gjykatave në tërë Kosovën. Fatet njerëzore në kërkim të drejtësisë, përballë çekiqit të gjykatësit mund të jetë përshkrimi më i përafërt për atë se çka kemi parë gjatë një viti nëpër sallat e gjyqeve.
Këto janë 10 seancat që lanë gjurmë gjatë këtij viti.
Krivaqa
Dardan Krivaqa dënohet me bërgim të përjetshëm.
Më 4 gusht Dardan Krivaqa mori dënimin maksimal, atë me burgim të përjetshëm, për vrasjen mizore të Marigona Osmanit. Krivaqa kishte provuar nga jeta, Marigona Osmanin, me të cilen banonin së bashku. Për ndihmë në këtë rast është dënuar edhe Arbër Sejdui, me 15 vjet burgim
Lirim Jakupi
Një tjetër dënim i madh këtë vit, u shqiptua nga Gjykata e Gjilanit. Lirim Jakupi, Afrim Ismajloviq, Faton Osmani, u dënuan me 66 vjet burgim, për vrasjen e Bakush Veselit në një kafene në Gjilan. Më së shumëti u dënua Lirim Jakupi me hiç më pak se 27 vjet burgim. Jakupi kishte edhe lidhje familjare me viktimën.
Bedri Krasniqi
Bedri Krasniqi u shpall i pafajshëm për rastin e vrasjes së dy policëve në Podujevë në vitin 2004.
Seancat gjyqësore ndaj tij, u karakterizuan me pani të jashtëzakonshëshme të njësive elitare të Policisë.
Megjithatë Krasniqi vazhdon të qëndroj në burg, ku ishte dënuar 27 vjet, për vrasjen e Sebahate Tolajt e Jusuf Haklajt.
Enver Sekiraqa
Gjatë këtij viti përballje të shumëta në gjyq, pati edhe Enver Sekiraqa, në lidhje me vrasjen e ish-policit Triumf Riza.
Sekiraqa në njërën nga seancat ndaj tij. Shpalosi versionin e tij, ku nuk kurseu edhe emra nga shoë-bizi e media. Kujtojmë se Sekiraqa në këtë rast, akuzohet për shtytje në vrasje.
Nexhat e Jeton Vllasaliu
Dy vëllezërit Nexhat dhe Jeton Vllasaliu, akuzohen se e vranë, e pastaj e fshehën trupin e biznesmenit Bedri Rexhepi. Ata këtë vit dolën për herë të parë para gjykatës. E familjarët e Rexhepit ishin jashtëzakonisht të indinjuar.
Naim Smajli
Naim Smajli akuzohet se e mbyti djalin e tij, dhe atë për çështje pronësore.
Kur doli para gjykatës, mes lotëve tha se nuk është mirë.
Fatlum Mehmeti
Një aheng mes kolegësh polic, u kthye ne një tragjedi të vërtetë. Fatlum Mehmeti akuzohet se vrau kolegun e tij Lirim Haxholli, derisa po festonin në një villë në Zllatar.
Kur doli para gjykatës, ai s’i përmbajti dot lotët, e duke u munduar ta spjegoj rastin, u përplas edhe me Avokatin e palës së dëmtuar Besnik Berisha
Resmije Bytyqi
Resmije Bytyqi, akuzohet se shtyu djemt e mixhës së saj, t’ia vrisnin burrin. Sipas aktakuzës, ajo i ka shtyrë djemt e mixhës, t’a vrasin, ta djegin e ta groposin Abedin Bytyqin.
Në seancën për këtë rast, ka dëshmuar edhe djali i tyre Eleoniti. Dëgjojeni një pjesë së dëshmisë së tij.
Valon Syla
Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla mori epilog në Gjykatë. Sulmuesit anipse thanë se e njohin vetëm gjykatën e Allahut, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, u dënuan me nga 2 vjet burgim.
Izet Sheqiri
Në gjykatë jo rrallëherë ndodhin edhe situate krejt komike. Izet Sheqiri, Faton Vranjolli, Kadri Brahimi etj. Akuzohen për 400 kg drogë, që sipas aktakuzës erdhi nga Brazili. Por kur këtyre u erdhi dita të dilnin para Gjykatës, organet gjegjëse s’po i sillnin dot. Thua se po i binin nga Brazili.