Dorëheqja e tre serbëve nga Policia e Kosovës i shqetëson ndërkombëtaret: Po i ndjekim nga afër këto zhvillime - NACIONALE

Dorëheqja e tre serbëve nga Policia e Kosovës i shqetëson ndërkombëtaret: Po i ndjekim nga afër këto zhvillime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja janë shprehur të shqetësuar me largimin e tre pjesëtarëve të rinj të komunitetit serb nga Policia e Kosovës.

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, dhe Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, kanë reaguar ashpër ndaj këtij rasti.

Ata kanë bërë me dije se janë duke i përcjell nga afër këto zhvillime.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka vlerësuar se Policia e Kosovës ekziston për t’iu shërbyer të gjitha komuniteteve.

Ndajmë plotësisht këto shqetësime dhe përsërisim përkushtimin tonë ndaj forcës policore multietnike të Kosovës. Siç e kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t'i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime. Duke parë nga afër këto zhvillime”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.

Ndaj rastit ka reaguar edhe shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.

EULEX-i po përcjell nga afër këto zhvillime shqetësuese. Përbërja e Policisë duhet të reflektojë dhe përfaqësojë shoqërinë që i shërben dhe e mbron”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Ai është shprehur i shqetësuar me largimin e tre pjesëtarëve të rinj të komuniteti serb nga Policia e Kosovës, duke thënë se misioni që ai drejton është i përkushtuar ta mbështes Policinë e Kosovës në të gjitha fushat.

Anëtarët joshumicë të PK-së mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes policimit të orientuar nga komuniteti. Misioni është i përkushtuar të mbështesë përpjekjet e PK-së që synojnë zhvillimin e policisë efektive, efikase, përfaqësuese dhe të përgjegjshme në fushëveprim.”, ka thënë në reagimin e tij.

Në konkursin e fundit të Policisë së Kosovës ishin pranuar 45 pjesëtarë të rinj nga komunitetit serb.

Fushata linçuese ndaj policëve nga komuniteti serb

Më të pranuar në Policinë e Kosovës ishte bërë e ditur se nuk do të ketë rehati për serbët që kishin njohur Kosovën dhe kishin shprehur dëshirën e tyre të bëhen pjesë e institucioneve.

Qysh në ditët e para kishte filluar një fushatë linçuese ndaj policëve të komunitetit serbë që ishin pranuar në konkursin e fundit të Policisë për komunitetet dhe ishin vendosur të shërbenin në veri.

Rrjete sociale serbe kishin publikuar fotografitë dhe emrat e disa pjesëtarëve të rinj serbë që sapo kishin filluar detyrën në Policinë e Kosovës.

Publikimi ishte bërë nga kanali serb t.me/BunkerSrb në platformën ruse telegram.

Lista e serbëve nga veriu i Kosovës që sot kanë filluar punën në të ashtuquajturën Policia e Kosovës”, thuhej në postim.

Autoritet vendarë dhe ndërkombëtare kishin dënuar kërcënimet dhe fushatën denigruese që ishte bërë ndaj policëve të rinj serbë, që kishin filluar punën në pjesën veriore të vendit.

"Fushatat në platformat sociale që kanë për qëllim kërcënimin e frikësimin e tyre janë të papranueshme për ne edhe pse jam i bindur që janë krejtësisht të shpërfillura prej vetë tyre. Ata sot janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, sepse janë profesionistë të guximshëm. Faktori ndërkombëtar duhet të jetë i zëshëm ndaj trysnive të vazhdueshme të Beogradit mbi komunitetin serb që synim e kanë parandalimin e integrimit të tyre në jetën institucionale të Kosovës”, kishte thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

45 policë nga komunitetit serb kishin filluar punën në stacionet policore në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Rekrutimi i tyre kishte ndodhur pasi në nëntor të vitit të kaluar qindra policë nga ky komunitet kishin vendosur të larohen nga Policia për shkak të veprimeve të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit.

Lajme të ngjashme