Donika Gërvalla i ‘serviloset’ pak Kurtit: Ky nuk frikësohet me taku mërgatën
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka eskaluar me lëvdata për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Gërvalla ka thënë se Kurti nuk frikësohet të takohet me mërgatën.
“Mos bërtisni, unë iu kuptoj, se iu njoh shumë mirë. Edhe si pjesë e qindra mijëra shqiptarëve jashtë vendit, se kur keni ardhur në ambasada me vllazën, motra të juaj, keni ardhur e keni nejt veç me njerëz që keni bërë biznese, keni paguar 500 mijë euro për libra, e nuk keni marrë guximin me ardh me u taku me neve, që keni qenë pjesë e komunitetit atje. Fort mirë e kuptoj që ju çuditeni siç mundet kryeministri me ardh vullnetarisht e me taku mërgatën. Qysh nuk frikësohet me taku mërgatën, flet me ta, iu përgjigjet pyetjeve, dëgjon kritikat, dhe mundohet. Para se me fol, është mirë me dëgju, janë LIVE tubimet që kemi mbajtur”, tha Gërvalla.