Dokumenti që Osmani ia dërgoi KPK-së: Mëdyshje për përzgjedhjen e kryeprokurorit minojnë besimin në drejtësi - NACIONALE

Dokumenti që Osmani ia dërgoi KPK-së: Mëdyshje për përzgjedhjen e kryeprokurorit minojnë besimin në drejtësi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur të mos e dekretojë Blerim Isufajn për kryeprokuror të Shtetit.

Osmani në një konferencë për media sot ka thënë se procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit ka pasur shumë vërejtje që janë evidentuar nga shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Vlerësimi i institucionit që drejtoj është bërë brenda mandatit tim. Ky vlerësim ka evidentuar të gjitha shkeljet që janë evidentuar më herët nga monitoruesit. Disa nga shkeljet janë: e para shmangia nga zbatimi i kritereve ligjore në përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit, shmangia e ankesave nga kundërkandidatët, shkelja e procedurave të reputacionit profesional, shkelje në procedurat e koncept-dokumentet, cenimi i parimit të transparencës, cenimi i parimit të barazisë, cenimi i parimit të meritokracisë, dhe e dhjeta mungesat në dokumentacionin e dorëzuar nga KPK-ja përkundër kërkesës që ta plotësojmë atë.” - ka thënë Osmani.

Ndërsa nga ana tjetër, presidenca i ka dërguar mediave dokumentin 18 faqesh që Osmani ia ka dërguar Këshillit Prokurorial lidhur me këtë çështje, ku ndër të tjera thuhet se “procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit është përcjellë me raportime e reagime për parregullsi të shumta, nga organizatat e pavarura që kanë monitoruar procesin e zhvilluar në KPK, duke përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët në vazhdimësi kanë mbështetur ndërtimin dhe zhvillimin e sistemit prokurorial në vendin tonë”.

Lajme të ngjashme