“Dokumentet sekrete” – Si e demantuan avokatët e Irfan Lipovicës ministren Hajdari për vaj dhe grurë?
Që nga fillimi i aferës vaji e gruri, Ministria e Tregtisë arsyen e vetme e ka pasur se dokumentet janë sekrete.
Madje dje, ministrja Rozeta Hajdari tha se policët kanë marrë dokumentacione sekrete pa licensë të sigurisë.
Megjithatë, për këtë, sot kanë folur edhe avokatët e Irfan Lipovicës, raporton Nacionale.
Fillimisht, avokati Durim Osmani tha se secila provë mund të merret parasysh.
“Nuk kena koment për dokumentet sekrete. Sipas mbrojtjes, secila provë është materiale, nuk ka prova që nuk administrohen. Gjithçka është provë. Tema tjetër është a ka vepër penale, Prokuroria duhet me siguru prova, pavarësisht natyës së provave. Pyetja është a ka vepër penale, a ka keqpërdorim të autorizimeve. Nëse ka keqpërdorime, a është kryer me dashje për veprimet objektive”, tha ai.
E avokati tjetë i Lipovicës, Feim Alaj tregoi se çka ka sekrete në këto dokumente.
“Te dokumentet sekreteve. Vetëm dua të shtoj, Ligji për Rezervat Shtetërore neni 9 ose 10, e specifikon sekret shtetëror janë vetëm strategjia, sasia dhe vendi i ruajtjes. Tjera nuk janë sekret”, tha ai.