Dokument | Vendimi që nënshkroi Kurti për miratimin e kërkesës së zyrtarëve të MINT-it për përjashtim nga procedurat e prokurimit - NACIONALE

Dokument | Vendimi që nënshkroi Kurti për miratimin e kërkesës së zyrtarëve të MINT-it për përjashtim nga procedurat e prokurimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më 26.02.2022 kishte nënshkruar një dokument, i cili ishte kërkesë e Departamentit të Rezervave Shtetërore, ku kërkohet përjashtimi i procedurave të prokurimit për furnizimin me rezerva shtetërore, gjë për të cilën janë të akuzuar dy zyrtarët e MINT, tashmë të arrestuar.

Ky dokument i nënshkruar nga Kurti, është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare të Qeverisë së Kosovës.

Ndër të tjera, një gjë e tillë u bë e ditur edhe në dosjen e publikuar nga Prokuroria në lidhje me aferën e grurit dhe vajit.

Sipas kësaj dosje, Ifran Lipovica, më 25 shkurt 2022 i ka adresuar në Qeverinë e Kosovës kërkesën për përjashtimin e procedurave të rregullta të prokurimit si dhe klasifikimin e kësaj procedure si “sekrete” me qëllim për ta kufizuar konkurrencën dhe fshehur shkeljen e ligjit, e më pas, duke u bazuar në një vendim të Qeverisë së Kosovës, i cili e kishte bazën në kërkesën e kundërligjshme të të pandehurit, ka nxjerrë Vendimin për formimin e Komisionit për Negocimin e Kontratave për Furnizimin me Mallra të Rezervës Shtetërore për vitin 2022. Me këtë vendim, sipas prokurorisë, është anashkaluar procedura e hapur e prokurimit publik.

Në bazë të Ligjit për Rezerva Shtetërore neni 19, furnizimi i mallrave për rezerva shtetërore duhet të jetë përmes procedurave të prokurimit publik.



Lajme të ngjashme