Dodik i vogël me fjalë të mëdha: Jemi të gatshëm t'u ndihmojmë serbëve të Kosovës - NACIONALE

Dodik i vogël me fjalë të mëdha: Jemi të gatshëm t'u ndihmojmë serbëve të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, ka reaguar pasi Lista Serbe ka vendosur t’i braktisë institucionet e Kosovës.

Dodik ka thënë se Republika Serbe është e gatshme t’i ndihmojë serbet e Kosovës më çdo mjet.

Tutje ka thënë se “është më rëndësi që të ketë unitet mes dy vendeve tona, Republika Srpska dhe Serbisë, dhe Kishës në ruajtjen e interesave të popullit tone”.

Postimi i tij i plotë:

"Republika Srpska është e vendosur dhe e gatshme të ofrojë mbështetje të fuqishme dhe të ndihmojë popullin tonë në Kosovë dhe Metohi në çdo gjë.

Është me rëndësi të madhe që të ketë unitet mes dy vendeve tona, Republika Srpska dhe Serbisë, dhe Kishës në ruajtjen e interesave të popullit tone”, ka shkruar Dodik në llogarinë e tij në Twitter.

Çka ndodhi sot në veri?

Lista Serbe ka mbajtur një mbledhje sot në orët e para të ditës së shtunë, ku u diskutua në lidhje me gjendjen aktuale në veri. Aty morën pjesë të gjithë liderët e Listës Serbe, por u panë edhe zyrtarë policorë të Kosovës nga veriu i vendit.

E një vendim i rëndësishëm, por i pritur, ka ardhur nga ky takim: Lista Serbe ka vendosur të largohet nga të gjitha institucionet e Kosovës.

"Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri"- theksoi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas takimit.

Ky takim i thirrur nga Lista Serbi vjen pas vendimit të institucioneve të Kosovës për ta pezulluar Nenad Gjuriqin, drejtor i policisë për rajonin e veriut, pasi i njëjti refuzoi ta zbatonte vendimin e Qeverisë Kurti për targat.

Rakiqi, kryetar i Listës Serbe, tregoi se ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Veprimi i Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për targat në disa faza, i ka zhgënjyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Ata kanë thënë se Kosova ka të drejtë për zbatimin e ligjshmërisë në tërë territorin e Kosovës, por se kjo duhet të bëhet në koordinim me ndërkombëtarët.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për moslejimin e qarkullimit të automjeteve me targa ilegale në Kosovë, i shkallëzuar në katër pjesë, i cili ka filluar të zbatohet më 1 nëntor, ka sjellë telashe në terren, pasi policët serbë e kanë refuzuar zbatimin e tij.

Lajme të ngjashme