“Do t’i lidhim duart, do të ngrisim aktakuza” – Osmani flet për presione e kërcënime nga sistemi prokurorial
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën ku njoftoi për refuzimin e dekretimit të Kryeprokurorit, ka thënë se ka pasur edhe presione.
Ajo madje ka theksuar se ka pasur mesazhe ku thuhej se “do të ngrisim aktakuza, do t’ua lidhim duart”.
“Ka pasur presione të tjera, njerëz që dërgonin mesazhe që nëse nuk e dekreton nuk e nënshkruan do të bëjmë dosje, do të ngrisim aktakuza, do t’i lidhim duart. Por ata duhet ta dinë që këto më shumë se 2 dekada që jam në politikë presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë”, tha më tutje ajo.
Osmani tha se nuk e ka deponuar rastin, dhe as nuk i bëri publik emrat kush e ka kërcënuar.
“Kjo do të duhej të ishte procedura në raste kur funksionon një sistem i drejtësisë, sikur të thuash deponoje rastin te ata që të kanë kërcënuar. Për këtë temë do të flas më vonë sepse insistimi ynë si presidencë është tek vlerësimi i procedurës”, theksoi Osmani.