“Do t’i ketë tri nënshkrime më shumë se Konjufca”: Lajmërohet edhe Manxhuka pas reagimit të Presidencës - NACIONALE

“Do t’i ketë tri nënshkrime më shumë se Konjufca”: Lajmërohet edhe Manxhuka pas reagimit të Presidencës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka i ka reaguar Learta Hollajt, shefes së zyrës së presidentes Vjosa Osmani.

Manxhuka në një shkrim në Facebook, e ka ftuar atë te zyrat e VV-së.

Sipas tij, aty do t’i marrë tri nënshkrime më shumë se kandidati Glauk Konjufca.

“Nëse shefja e zyrës së Presidentes ka dyshime se nuk i kemi premtuar Presidentes 30 nënshkrime, e ftoj që sonte të vijë në zyret e Lëvizjes, do t’i ketë edhe 3 më shumë se kandidati Glauk Konjufca, pra 33” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme