Dje dele, Policia e Kosovës sot konfiskoi ajkë, hudhra e djathë - NACIONALE

Dje dele, Policia e Kosovës sot konfiskoi ajkë, hudhra e djathë

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Policia e Kosovës ka vazhduar me aksionet e saj në kuadër të luftimit të kontrabandës.

Përderisa dje konfiskoi dele në një fshat të Zubin Potokut, sot njësia e Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare, në zbatim të masave ka konfiskuar djathë, ajkë e hudhra.

Këtë e konfirmoi vet institucioni gjegjës përmes një komunikate.

"Me datën 23 Shkurt 2023, rreth orës 18:15 në fshatin Jarinje e poshtme gjatë realizimit të detyrave të patrullimit Policia ka ndaluar automjetin VW Pasat ngjyr hiri me traga të Serbisë dhe me ngasës të dyshuarin mashkull shtetas serb, i cili në rrugë ilegale kishte tentuar të kontrabandonte mallra nga territori i Serbisë".

Më poshtë edhe njoftimi i plotë:

Lajme të ngjashme