Djali i Enver Zymberit: Babai më mungon shumë, shpresoj një ditë ta vesh unfiromën e Policisë - NACIONALE

Djali i Enver Zymberit: Babai më mungon shumë, shpresoj një ditë ta vesh unfiromën e Policisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në 12-vjetorin e vrasjes së pjesëtarit të Forcave Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, varrin e vizitoi djali i tij, Sokoli.

Aty, ai rrëfeu për dhimbjen dhe mungesën që e ka për babanë e tij, teksa shpreson që një ditë do ta veshë uniformën e Policisë së Kosovës.

Në një rrëfim për Ekonominë Online, Sokoli tha se vendin e prindit të tij s’mund ta zëvendësojë askush, por që po ia del falë familjarëve të tij.

“Po normal është e vështirë, por falë Zotit nuk jam vetë, e kam nënën, i kam motrat e axhallarët dhe normal që vendin e tij nuk mund ta zëvendësojë askush, por jemi bërë të fortë”, u shpreh ai.

“Pa dyshim që jam duke punuar në atë drejtim dhe shpresoj që një ditë do ta vesh uniformën e Policisë së Kosovës”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme