"Ditë sportive në Bruksel: Surroi vlerëson Kosovën e Serbinë për “kapërcim serioz”, s'merret fare me njohjen - NACIONALE

"Ditë sportive në Bruksel: Surroi vlerëson Kosovën e Serbinë për “kapërcim serioz”, s'merret fare me njohjen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Publicisti Veton Surroi ka vlerësuar Kosovën dhe Serbinë se e kanë bërë një “kapërcim serioz konceptual” në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, derisa ka kritikuar opozitat në të dyja vendet.

Surroi në opinionin e tij të fundit të titulluar “Një ditë sportive në Bruksel” nuk jep opinione të shumta. Ai më shumë merret me reagimet mbi takimin e Brukselit që konsiderohet të ketë qenë prej takimeve më me rëndësi në 10 vitet e fundit.

Ai ka provuar që ta banalizojë gjithë debatin, duke përmendur sportin si alegori por edhe Big Brotherin.

“...ky hamendësim kolektiv mund të vazhdojë me orë, ditë dhe javë – ka një jetë të veten në shkrirjen e ligjërimit të medeieve sociale me debatet televizive dhe së fundmi me ‘Big Brother’”- shkruan z. Surroi.

Publicisti më pas pretendon se në Bruksel nuk është arritur marrëveshja e plotë, por thjesht një dakordim mbi Propozim-Marrëveshjen mes të dyja vendeve.

Ai kritikoi opozitën në Kosovë dhe Serbi se po e kundërshtonin propozim-marrëveshjen në mënyrë joserioze.

“Në formë të çuditshme, në Kosovë dhe Serbi u lajmëruan si kundërshtarë të mëdhenj partitë të cilat synojnë të përfaqësojnë idetë e spektrit politik evropian. Thelbi i akuzave në të dyja vendet ishte transaksional: “Ke dhënë gjithçka, nuk ke marrë asgjë”. Kjo është një sfidë serioze matematikore.” – thotë ai.

Është interesante se në këtë shkrim, z. Surroi nuk përmend askund përmbajtjen e kësaj propozim-marrëveshjeje. Nuk ka përmendje të njohjes reciproke, apo as të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ashtu siç nuk përmendet edhe karakteri i përkohshëm (bazik, themelor) i marrëveshjes në fjalë.

Lajme të ngjashme