Festohet, pushohet: A duhet të ndjehemi më evropianë në vitin 2023? - NACIONALE

Festohet, pushohet: A duhet të ndjehemi më evropianë në vitin 2023?

3 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Data 9 maj shënon Ditën e Evropës. Në Kosovë pushohet e në Evropë punohet. Ku i gjen kosovarët kjo ditë, më afër apo më larg Evropës? A duhet të ndihemi më evropianë? Teksti më posht tenton t’i japë përgjigje pyetjeve.

Dita e Evropës në Kosovës është në listën e festave zyrtare, me këtë rast, është edhe ditë pushimi.

Për qytetarët e Kosovës mund të jetë një ditë krejt e zakonshme. Marrëdhëniet e ndërlikuara mes Kosovës dhe Evropës duket se tash janë më të relaksuara. Qe pse?

Liberalizimi i vizave

Një hap para drejt Evropës ishte përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave. Rexhimi i vizave mori fund dhe kosovarët nga 1 janari i vitit 2024, mund të udhëtojnë në vendet evropiane.

Pas shumë përpjekjeve e izolimeve, Kosova përfundoi procesin për liberalizimin e vizave vetëm në vitin 2023.

Asnjë nga shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor nuk lëngonte si kosovarët, ndërsa gjatë këtyre viteve shënimi i Ditës së Evropës vazhdonte në Kosovë.

Kjo gjë na bëri të ndihemi më evropian dhe më afër Evropës, sipas Kurtit.

Javën që lamë pas edhe këtë javë, çdo qytetar i Republikës është ndjerë më evropian dhe më afër Evropës.” – ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë më 26 prill.

Këshilli i Evropës

Një gjë tjetër që na afron drejt Evropës, është pranimi i aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Më shumë sfida e mundime, Kosova arriti që aplikimi i saj të pranohet nga Komiteti i Ministrave i Këshillit Evropian.

Gëzim i paparë në Kosovë e hap i madh në rrugën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit.

33 vota ishin pro pranimit të aplikimit të Kosovës në KiE ndërkaq, siç pritet Serbia votoi kundër siç votuan edhe 6 vende të tjera, ndërsa 5 shtete të tjera abstenuan.

Duhet të kujtojmë se kjo është vetëm faza e parë në rrugën e anëtarësimit të plotë të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Megjithatë ne mund të ndjehemi më evropian.

Aplikimi në BE

Më e rëndësishmja, anipse e renditur e fundit në këtë listë, del të jetë aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Organizata kyçe e shteteve të Evropës.

Më 14 dhjetor 2022, Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, kishin nënshkruar aplikimin e Kosovës në BE.

Sot është një ditë historike. Është moment historik.” – kishte thënë presidentja, Vjosa Osmani për nënshkrimin e aplikimit të Kosovës në BE.

Ky proces merr kohë të gjatë, siç shkruante një gazetar i huaj, do të duhen 150 vjet për pranimin e Kosovës në BE.

Ndërkohë, edhe sot Qeveria e Kosovës ka uruar Ditën e Evropës. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kosova po i afrohet Bashkimit Evropian.

Qeveria Kurti ka thënë se qytetarët “mund të ndihen tashmë më afër Evropës”.

Hap pas hapi, Kosova po i afrohet Bashkimit Evropian. Qytetarët e vendit tonë, të cilët përqafojnë dhe i mishërojnë vlerat evropiane, mund të ndihen tashmë më afër Evropës. Kosova gjendet në një trajektore të vendosur në rrugën drejt BE-së, në një proces të pakthyeshëm.” – thuhet ndër të tjera në urimin e qeverisë.

Lajme të ngjashme