Nënshkrimi i aplikimit: A do të anëtarësohet Kosova 'para vitit 2144' në BE?
Presidentja, Kryeministri dhe Kryekuvendari nënshkruan sot aplikimin e Kosovës për në Bashkimin Evropian. Por, sa kohë do t’i marrë Kosovës i gjithë procesi për anëtarësim në BE sipas një batute të bërë nga gazetari gjerman Michael Martens?
“Sot është një ditë historike. Është moment historik.” – u shpreh presidentja Vjosa Osmani. Por, a do ta memorizojmë datën 14 dhjetor?
Në një postim në Twitter – sa sarkastik aq edhe kritik (ndaj BE-së) - gazetari Martens shkruante se “nëse negociatat e pranimit vazhdojnë me ritmin aktual, këto vende (Serbia, Shqipëria, Ukraina etj.) do të futen në BE për më pak se 150 vjet.”
Ai madje ishte futur edhe më në detaje. Mali i Zi do të futej në BE në vitin 2134.
“Tre kapituj për 26 muaj nënkupton se Komisioni i BE-së dhe Mali i Zi kanë pasur nevojë për 42 muaj për të përmbyllur një kapitull negociatash. Nëse vazhdon kjo shpejtësi, duhen edhe 112 vjet që të përmbyllen 32 kapituj.”
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut sipas tij do të futen në BE në korrikun e vitit 2144.
Por, a do të anëtarësohet Kosova më shpejt se vendet tona të rajonit?
Statuset e z. Martens:
Great news for all fans of EU enlargement! Great news for Ukraine, Serbia, Abania and all other candidates for accession to the European Union! If accesion negotiations continue at the current pace, these countries could join the EU in a less than 150 years!
— Michael Martens (@Andric1961) December 10, 2022
