Një pjesë e VV-së në Ferizaj kundër të besuarës së Kurtit, dyshohet për tentim-manipulimi në rezultat - NACIONALE

Një pjesë e VV-së në Ferizaj kundër të besuarës së Kurtit, dyshohet për tentim-manipulimi në rezultat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pakënaqësitë i shprehën edhe gjatë ditës, por duket se nuk kanë mjaftuar.

Kjo pasi, tashmë po zbulohen detaje të tjera nga procesi i brendshëm zgjedhor në VV, e për të cilin rezultati nuk është publikuar edhe më tutje, ani pse i njëjti u mbyll në orën 19:00.

Megjithatë, një lajm aspak i mirë për Kurtin vjen nga Ferizaj, gjegjësisht në disa prej pikave të kësaj dege.

Lufta e brendshme, ku u përjashtuan kandidatët si Valon Ramadani e Haki Abazi, ka ndikuar që një pjesë e madhe të dalë kundër të besuarës së Kurtit për këtë qytet, Fatbardha Reka.

Kjo e fundit është demoluar tërësisht në rezultat, ku nga 97 votues, 85 kanë votuar kundër saj, 11 për dhe 1 abstenim.

Ndërkaq, në një degë tjetër rezultati është edhe më i thellë, pasi Reka ka marrë 48 vota kundër dhe asnjë në favor.

Ky është tregues i qartë i saj se çka mendon njëra prej pikave të VV-së për Rekën.

Në anën tjetër, Nacionale mëson nga burime brenda degës se synohet që numërimi i votave të bëhet në Prishtinë.

Gjithnjë sipas këtyre zërave, kjo po bëhet me qëllim që të tentohet manipulimi i rezultatit.

"A jeni media? Hajdeni verifikojeni. Qe votat në këtë pikë. Në një pikë tjetër 48 kundër, asnjë për", tha ky burim për Nacionalen.

Kritika për procesin

Për këtë proces zgjedhor ka pasur kritika të shumta. Opinionistë e gazetarë kanë akuzuar mënyrën e votimit, duke thënë se nuk përkon me demokracinë.

Në anën tjetër, Sipas Konjucës, ky proces është demokratik, pasi anëtarësia nuk ka kundërshtime rreth punës që po e bën kryeministri.

“Për Kryetar të VETËVENDOSJE, sot vetëm Albin Kurti nuk ka kundërkandidat. Jo për shkak të asaj që thonë oponentët tanë politikë, por sepse ky ishte qëndrimi i të gjithë anëtarëve tanë të partisë, pa përjashtim. Shtoja kësaj që, kandidimi i dikujt vetëm sa për sy e faqe, nuk i shërben demokracisë, por përkundrazi e dëmton seriozisht atë”, ka shkruar i pari i Kuvendit.

Kurse, Uk Lushi, aktivist i lobit shqiptaro-amerikan dhe njohës i zhvillimeve në vendin tonë ka thënë se në Vetëvendosje duhet të ketë qëndrim demokratik, ndryshe VV shndërrohet në klub privat të Kurtit.

"Garë e fortë demokratike sot për të zgjdhur kreun e ri të VV-së. Intelektualët dhe akademikët e VV-së hiç asnjë fjalë për mungesën e konkurrencës. Vazhdojnë të mbêshtesin kultin, ndonëse shkollat dhe doktoratat nuk i kanë kryer as në Kore të Veriut, as në Kinë dhe as në Kubë. Turpi bie mbi intelektualët dhe akademikët e VV-së që po heshtin. VV duhet të këtë qarkullim demokratik edhe në ndërrimin e njeriut të parë ose është klub privat i Albin Kurtit", shkroi Lushi.

Lajme të ngjashme