Disa deputetë të PDK-së nënshkruajnë ‘betimin’ për rezolutë ndaj Gjykatës Speciale
Nasim Haradinaj, ish-nënkryetar i OVL-UÇK, ka dalur para Kuvendit të Kosovës aty ku pritet të filloj seanca konstituive. Ai po ua shpërndanë një ‘letër-betim’ deputetëve që ta nënshkruajnë, ku ata zotohen ndër të tjera për një rezolutë që adreson padrejtësitë e gjykatës speciale. Disa deputetë të PDK-së tashmë e kanë nënshkruar një letër të tillë, deputetët si Abelard Tahiri, Uran Ismaili e Ferat Shala e Sala Jashari.
“Si deputet i Kuvendit, betohem se do të adresoj të gjitha padrejtësitë në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së, nga Gjykata Speciae në Hagë.
Se Kuvendi i Kosovës do të miratojë një rezolutë që dënon padrejtësinë e deritanishme dhe që kërkon verdikt të paanshëm në këtë gjykim” – thuhet ndër të tjera aty.
FOTO:
