Disa aeroplanë rusë të udhëtarëve s’guxojnë të aterrojnë në Shën Petersburg, shihet një objekt në qiell - NACIONALE

Disa aeroplanë rusë të udhëtarëve s’guxojnë të aterrojnë në Shën Petersburg, shihet një objekt në qiell

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa fluturime brenda Rusisë, që ishin planifikuar për të përfunduar në aeroportin e Shën Petersburgut, u devijuan dhe aeroplanët u kthyen në pikat e nisjes të martën, sipas uebfaqes për përcjelljen e fluturimeve, “Flight Radar”.

Të paktën pesë fluturime nga kryeqyteti rus, Moskë, për në Shën Petersburg, janë kthyer mbrapsht drejt Moskës deri në orën 11 sipas kohës lokale, pasi aeroplanët fillimisht qarkulluan në ajër, siç shihet në hartën e kësaj uebfaqeje.

Shkaktari i këtyre ndryshimeve nuk qe menjëherë i qartë. Megjithatë, në një raportim të pakonfirmuar të faqes ruse të lajmeve, “Baza”, thuhet se një objekt i paidentifikuar është vërejtur në qiell dhe se aeroplanët luftarakë janë ngritur për ta hetuar rastin, raporton agjencia “Reuters”.

Lajme të ngjashme