Diplomaci e çakorduar: Osmani dhe Gërvalla zhvillojnë takimet të ndara në Nju Jork, nuk postojnë as fotografi së bashku - NACIONALE

Diplomaci e çakorduar: Osmani dhe Gërvalla zhvillojnë takimet të ndara në Nju Jork, nuk postojnë as fotografi së bashku

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Raportet jo të mira të presidentes Vjosa Osmani me ministren në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, po reflektojnë edhe në aktivitet e tyre në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në margjinat e kësaj asambleje Kosova po zhvillon diplomaci të çakorduar.

Ndonëse prej disa ditësh Osmani dhe Gërvalla kanë udhëtuar për në Nju Jork, ato kanë zhvilluar takime ndara me përfaqësuesit e shteteve tjera.

Deri me tani dy zyrtarët e larta të Kosovës nuk kanë postuar asnjë fotografi së bashku, ani pse aktivitetin e tyre diplomatik po e zhvillojnë brenda ndërtesës së OKB-së.

Derisa presidenti i Serbisë, Aleksader Vuçiq, se bashku me kryediplomatin serb, Marko Gjuriq, kanë takuar kryediploamtin amerikan, Osmani dhe Gërvalla kanë realizuar takime të nivelit shumë më të ulët.

Takimi më të rëndësishme deri me tani ajo e ka zhvilluar Osmani është ai me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan. Ndryshe nga Osmani, presidenti serb ka realizuat takime shumë më të rëndësishëm. Presidenti serbe dje ka takuar Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marko Rubio.

Duke treguar për takimin me zyrtarin e lartë amerikan, presidentja Vjosa Osmani ka dhënë shumë pak detaje se çka ka biseduar me diplomatin amerikan.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka postuar vetëm një fotografi me diplomatin amerikan, e cila duket se është realizuar në këmbë në një korridor.

Pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë, u takova në Neë York me z. Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit. Ritheksova rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik. Mbetem e përkushtuar ta mbroj dhe forcoj këtë miqësi të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim reciprok”, ka shkruar Osmani.

Paraprakisht, ajo kishte takuar edhe Kryeministrin e Bahamas, Philip Davis dhe ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.

“Në Neë York pata kënaqësinë të takohem me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge. Gjatë takimit, ritheksova mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vendin tonë, si dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike”, ka shkruar Osmani.

Kurse, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar disa homologë të saj.

Së fundi, ajo ka takuar ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić Radman.

Në profilin e saj në “Facebook”, Gërvalla ka shkruar se me kryediplomatin kroat ka biseduar për thellim të bashkëpunimit.

Në takimin me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, z. Gordan Grlić Radman, në Nju Jork folëm për hapat e ardhshëm për thellimin e bashkëpunimit mes vendeve tona. Prioritet mbetet përfundimi i marrëveshjeve dypalëshe në proces, nga njohja e ndërsjellë e patentë-shoferëve, deri te bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes civile. Biseduam gjithashtu për nxitjen e investimeve dhe krijimin e një Komisioni të përbashkët për tregti dhe ekonomi, me qëllim që miqësia jonë të reflektohet edhe në zhvillim konkret për qytetarët. Forcimi i demokracisë kalon përmes përfshirjes së të rinjve. Kosova dhe Kroacia janë të vendosura t’i japin brezit të ri hapësirën që meriton, sepse nga ta varet e ardhmja e shoqërive tona”, ka shkruar Gërvalla.

Paraprakisht, ajo ka takuar Ministrin e Jashtëm të Hondurasit, Javier Bu Soto; Ministrin e Jashtëm të Mikronezisë, Lorin S. Robert; dhe Ministren e Jashtme të Islandës, Þorgerður Katrín Gunnarsdóttir.

Lajme të ngjashme