Dinari në Bruksel, deklarohet vetëm Petkoviqi: Kërkon "nivel politik" të negociatave, jo me guvernatorin e BQK-së
Në takimin për çështjen e dinarit në Bruksel – ku Kosova mori pjesë veç në nivelin teknik duke dërguar guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismailin, për shkak se e konsideron çështje të brendshme – nuk është prodhuar ndonjë zgjidhje me sa dihet deri tash.
Deri më tash është deklaruar vetëm kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, i cili kryesoi delegacionin serb me një përfaqësues të Bankës së Kursimeve Postare dhe një përfaqësues të Ministrisë së Financave të Serbisë.
Petkoviq tha se nuk pati zgjidhje nga ky takim, për çka tha se “nevojitet një OJQ politike” për të gjetur zgjidhje duke kundërshtuar pjesëmarrjen e guvernatorit të BQK-së.
“Nëse nuk gjindet zgjidhje”, propagandoi Petkoviq, “atëherë do të thotë që ky vendim ka për synim dëbimin e serbëve”.
“Niveli politik është i domosdoshëm. Nuk mund të negociosh me njerëz që nuk kanë manovra politike... Ne nuk mund dhe nuk do të heqim dorë nga populli serb në Kosovë. Serbia do të bëjë gjithçka për të siguruar të ardhura për popullin tonë”. tha Petkoviq.
“Kemi insistuar që të hiqen pjesët e diskutueshme të rregullores, por kemi biseduar për faktin se Banka Poštanka Štedionica duhet të vazhdojë të funksionojë në Kosovër, sepse të gjitha pagesat për njerëzit tanë në Kosovë kalojnë përmes saj... Nëse ata nuk kanë mundësi të marrin të ardhura për të gjitha shpenzimet, pyetja është se si do të mbijetojnë”, tha Petkoviq.
Lajmi në përditësim...